Gjiko prezanton vëllain, producentin e top hiteve Big Bang (Foto)

Reperi ndër më të pëlqyerit shqiptarë, Gjiko, me krenari flet gjithmonë për vëllain e tij, Arbërin.


Dhe, Arbër Gjikolli që në publik njihet si Big Bang është një nga producentët më të mirë, në mos më i miri.

Ai ka realizuar disa prej hiteve më të mëdha të shekullit të ri në gjuhën shqipe, teksa për këtë është i shkolluar në institutet më me renome në Londër, ku e ka ndjekur shkollimin universitar.

gjiko2 e1488570588138

“Vllaznushëm” është përshkrimi i fotos së Gjikos me vëllain e tij, i cili aktualisht është në lidhje me një nga bukuroshet e njohura, Blerina Bokshi.

E përbashkëta e Gjikos dhe Big Bang janë të dashurat e tyre që janë të dyja nga Gjakova, por pos kësaj, është edhe afiniteti për të bërë muzikë të mirë.

gjiko2

Së fundmi Big Bang ka mbajtur firmën e shumë hiteve jo vetëm të artistëve të tjerë, por edhe të Gjikos.

“Yjet Nalt” është projekti i fundit i punuar prej tyre, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku. /Telegrafi/