Reperi i njohur Gjiko ka qenë pa dyshim një nga reperët më të angazhuar gjatë sezonës së verës.

Fillimisht publikoi këngën “Mos ma perzij” e cila u mirëprit mirë nga publiku, e ndërsa në muajin gusht erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Ermal Fejzullahu.


Përveç projekteve muzikore dhe angazhimeve me koncerte, Gjiko së fundmi është duke realizuar edhe fotosesionin e tij më të ri.

Ai ka realizuar disa fotografi para aparatit të fotografit të njohur Artan Korenica, ku në shumicën prej tyre është shfaqur në stilin e tij “the fly boy (djali fluturues)”. /Telegrafi/

gjiko1

gjiko2

gjiko3

gjiko4