LAJMI I FUNDIT:

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

Gjatë spektaklit të sotëm në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka ndarë një pjesë të rëndësishme të jetës së tij, duke zbuluar momentet më të vështira që ka kaluar.

Ai tregoi se ka jetuar në një shtëpi njëkatëshe në kushte shumë të vështira, ku një mur e ndante nga lopët që kishin pasur dhe që i ushqenin familjen e tij.

Gjesti ka shpërthyer në kujtime të hidhura, duke treguar se babai i tij ka punuar shumë për të mbajtur familjen.


Foto: Screenshot/YouTube

Ai ka pranuar se ka qenë një djalë i rrugës, duke u rrethuar me shoqëri të keqe dhe duke shkelur disa herë besimin e familjes. “Kam marrë hashash në moshën 12-vjeçare”, tha më tutje ai.

Nuk isha vetja, nuk e doja veten, vendosa të largohem nga bota”, ka treguar ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjesti ka theksuar se ka pasur një periudhë të vështirë, dhe për këtë ka kërkuar falje.

Ai ka shtuar se me ndihmën e Zotit ka arritur të falet dhe t’i kërkojë falje për gjynahet që ka bërë.

Një moment i veçantë ka qenë kur babai i tij ka mësuar për herë të parë se ai kishte pirë hashash.

“Kur e ka marrë vesh babai që e kam pirë hashashin për herë të parë, ia kam parë lotin në sy. Shumë e vështirë, lotët ia pashë babait duke qarë”, ka thënë Gjesti.

Ai gjithashtu ka ndarë se ka ikur nga familja në moshën 18-vjeçare për të realizuar ëndrrën e tij, dhe ka kaluar shumë vështirësi.

“Kam fjetur jashtë para studios së muzikës dhe askush nuk ma ka hapur derën”, ka treguar Gjesti.

Në fund, ai tha: “Për ata jam këtu, unë jetoj për ta, ata dua t’i shoh mirë dhe u kry”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Magazina
Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Magazina
Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Magazina
Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Magazina
E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

Magazina
Fansat “çmenden” pasi Zayn Malik performoi një këngë nga One Direction për herë të parë në 10 vjet

Fansat “çmenden” pasi Zayn Malik performoi një këngë nga One Direction për herë të parë në 10 vjet

Magazina
Kalo në kategori