LAJMI I FUNDIT:

Gjesti i madh nga David Alaba, blen aksione te skuadra e fëmijërisë për ta shpëtuar nga falimentimi

Gjesti i madh nga David Alaba, blen aksione te skuadra e fëmijërisë për ta shpëtuar nga falimentimi

David Alaba është njëri nga futbollistët më të famshëm evropian, që prej vitesh luan me plot sukses në Gjermani te Bayern Munich.

Karriera e Alabas ka nisur në klubin austriak Austria Viena, kur në vitin 2008 u largua për t’iu bashkua akademisë së Bayernit.

Megjithatë ylli austriak ka bërë një gjest të madh këtë javë, kur ka vendosur ta ndihmojë skuadrën e fëmijërisë, Austria Vienën.


Klubi nga kryeqyteti austriak është duke kaluar nëpër një krizë të tmerrshme financiare dhe është pranë falimentimit.

Megjtihatë Alaba ka bërë hapin e parë drejt një të ardhme të ndritur të ish-skuadrës së tij.

28-vjeçari ka blerë 2% të aksioneve për një shumë prej 500 mijë euro, shumë që pritet të jetë si një infuzion për ta ndihmuar klubin.

Alaba e ndërmoi këtë hap për ta ndihmuar klubin e fëmijërisë me shpresën se pas investimeve të tij, tjerë sponzorë të rëndësishëm do të futën te Austria e Vienës.

Madje mediat në Austri kanë raportuar se ylli austriak nuk do të ndalet me kaq, pasi edhe në të ardhmen do të investojë për të blerë më shumë aksione tek skuadra ngjyrë vjollcë.

Pas përfundimit të karrierës, qëllimi i Alabas është të rikthhet në vendlindje dhe të marrë një rol drejtues tek Austria e Vienës.

Agim Zeka gjatë një ndeshje me fanellën e klubit austriak

Kujtojmë se aktualisht pjesë e klubit austriak është edhe sulmuesi nga Prishtina, Agim Zeka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori