LAJMI I FUNDIT:

Gjermania thotë se pa pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në veri, s’ka Asociacion

Gjermania thotë se pa pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në veri, s’ka Asociacion

Gjermania e ka bërë të qartë sot se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të parakohshme që do të mbahen në katër komunat në veri të vendit, nuk do të ketë krijim të Asociacionit.

Një deklarim të tillë e ka bërë në Beograd, Carsten Meyer-Wiefhausen, zëvendës shefi i misionit të ambasadës gjermane në shtetin fqinj.


Siç raportojnë mediat në Serbi, Meyer-Wiefhausen e ka sqaruar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është i mundur, nëse listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale që Kosova planifikon t’i mbajë në katër komuna në veri të Kosovës, nuk janë dorëzuar.

Siç raporton agjencia e lajmeve “Beta”, Carsten Meyer-Wiefhausen citohet të ketë deklaruar se; “kjo është një çështje krejtësisht praktike”.

I pyetur për pasojat e mundshme nëse listat e kandidatëve nuk dorëzohen brenda afatit, në panelin e diskutimit , ai ka thënë se -“nëse nuk keni zyrtarë, kryetarë komunash, nuk mund të krijoni një komunitet komunash”.

Mbyllet afati, Lista Serbe nuk aplikon për pjesëmarrje në zgjedhjet në komunat veriore
Lexo po ashtu Mbyllet afati, Lista Serbe nuk aplikon për pjesëmarrje në zgjedhjet në komunat veriore

“Pa njerëz në to, nuk keni institucione”, ka thënë ai.

“Ju duhen ato institucione. Kaq e thjeshtë është”, është shprehur diplomati gjerman.

Ndërkohë, afati i caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjet që planifikohen të mbahen në katër komuna në veri të Kosovës në fund të muajit prill, ka skaduar sot.

Lista Serbe nuk ka paraqitur listën e kandidatëve dhe për rrjedhojë ajo nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Arsyetimi i tyre është se ata do t’I bojkotojnë zgjedhjet derisa të gjitha njësitë speciale të Kosovës të tërhiqen nga ajo zonë dhe të mos formohet Asociacioni.

Diplomati gjerman, Meyer-Wiefhausen, këto deklarime I ka bërë në një debat të mbajtur në Beograd me temën: “Asgjë në mes – Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Ky debat u organizua nga Lëvizja Evropiane në Serbi dhe Fondacioni Friedrich Ebert.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori