Pas kthimit te termocentralet me qymyr, qeveria gjermane po shqyrton mbajtjen e centraleve bërthamore. Synimi është shmangia e krizës energjetike në dimër.
Gjermania druhet se mund të përballet në dimër me mungesë të energjisë elektrike. Në këtë situatë, qeveria po shqyrton të gjitha burimet e mundshme për të shmangur këtë skenar. Gazi, me të cilin mbusheshin më parë boshllëqet energjetike është kthyer tani në burim të papreferuar. Kjo pasi pas fillimit të luftës në Ukrainë Rusia e ka kufizuar në 20 për qind të sasisë të mëparshme furnizimin për vendin. Qeveria po ndërton me shpejtësi katër terminale për të importuar gaz të lëngshëm LNG. Por gazin e shtrenjtuar që do të importojë, ajo është e detyruar ta kursejë sa më shumë.
Në këtë kuadër qeveria po shqyrton se a mund ta zbusin centralet bërthamore një krizë të furnizimit me energji të Gjermanisë.
Kancelari Olaf Scholz ka lënë të kuptohet se centralet bërthamore të vendit mund të mos mbyllen sipas planit, në fund të këtij viti.
Gjasat që të mbeten hapur centralet bërthamore
Diskutimi publik për këtë hap ka nisur që në muajin mars. Atëherë u kërkua edhe që të zgjatet koha në punë e termocentraleve me qymyr. Sa i madh është rreziku për krizën energjetike në Gjermani në dimër, këtë ministri i Ekonomisë, Robert Habeck po përpiqet ta konstatojë aktualisht me një test stresi, me një skenar të rastit më të keq.
Edhe pa përfunduar testi, sipas një burimi mendohet se Bavaria, landi federal i dytë nga madhësia i Gjermanisë, mund të ndodhet në një situatë problematike në rast krize energjetike në dimër. Kjo pasi energjinë elektrike Bavaria e prodhon kryesisht nga gazi dhe energjia bërthamore. Ndaj centrali i parë bërthamor, mbajtja e të cilit mund të zgjatet është Isar II. Gjermania ka në punë edhe dy centrale të tjera bërthamore, Neckarwestheim II dhe Emsland. Së bashku ato prodhojnë rreth 6 për qind të nevojës për energji të Gjermanisë.
Mbajtja e centraleve bërthamore – thyerje tabuje për Gjermaninë
Mbajtja e centraleve bërthamore konsiderohet thyerje tabuje për Gjermaninë, sepse braktisja e energjisë bërthamore qe vendosur me ligj, që në vitin 2011. Pas katastrofës së Fukushimës, ish-kancelarja Angela Merkel vendosi mbylljen deri në fund të 2022-së të centraleve bërthamore të Gjermanisë. Për këtë vendim ajo pati atëherë mbështetje të gjerë: si një rrugë për siguri më të madhe; për të shpëtuar nga mbetjet bërthamore të centraleve; por edhe për të nxitur burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Deri kur nisi lufta në Ukrainë, as që mendohej që ky vendim të sprapsej. Por me shpërthimin e luftës dhe me ndryshimin e politikës së Rusisë, u pa e nevojshme qe Gjermania të shkëputej nga varësia e madhe energjetike nga Rusia, në radhë të parë për furnizim me gaz. Pra veç kthesës epokale në mbrojtje, u shtrua nevoja e një kthese edhe energjetike të vendit.
Centralet bërthamore mund të jenë një burim shtesë, për të kufizuar rritjen e çmimit të energjisë. Aq më tepër kur kërkesa për të mund të rritet: shumë njerëz mund të kalojnë në ngrohje me energji elektrike, po të mungojë gazi ose kur ai të shtrenjtohet.
Me gaz Gjermania mbulon 13 për qind të nevojave të saj energjetike. Gazin nga Rusia, Gjermania e përdor për industrinë dhe për ngrohje.
Programi atomik i Franz Josef Strauß-it dhe solidariteti evropian sot
Shumë shtete po i rikthehen energjisë bërthamore. Japonia do të vërë në punë deri në dimër nëntë centrale bërthamore. Franca do të ndërtojë gjashtë centrale të reja bërthamore, veç 56 centraleve ekzistueseve që ka. Gjermania ka pasur 22 centrale bërthamore. Deri në vitin 2011 në punë ishin 15 të tilla.
Në Gjermaninë Perëndimore ishte Franz Josef Strauß-i, ministri Federal për Çështjet Atomike që nisi në vitet 1950 një program bërthamor. E bëri këtë i rrethuar nga mosbesimi i fqinjëve, pasi Gjermania hitleriane qe përpjekur deri në fund të ndërtonte një bombë bërthamore.
Por besimi në energjinë e lirë bërthamore u trondit me demonstratat e viteve 1970 dhe me katastrofën e Çernobilit më 1986. Gjermania ka pasur që në këtë kohë edhe një lëvizje të fortë ekologjike. Ajo është nga të paktat vende, ku Të Gjelbrit, kanë qenë dhe janë në pushtet. Fillesën si parti, këta në Gjermani e kanë pikërisht në lëvizjen protestuese anti-bërthamore.
Edhe sot Të Gjelbrit e kundërshtojnë energjinë bërthamore. Megjithatë, ministrja e Jashtme e Gjelbër, Annalena Baerbock pranoi se “tani ndodhemi në një situatë emergjente, ku po shqyrtojmë edhe njëherë gjithçka”.
Televizionit Bild TV ajo i tha se ka rëndësi që “çdo hap të bëhet i bazuar në fakte”.
Nga anëtarët e tjerë të qeverisë, njësoj si Të Gjelbrit, të rezervuar janë socialdemokratët. Por një zëdhënës i kancelarit socialdemokrat Olaf Scholz tha se kancelari do ta vendosë kursin e veprimit “krejtësisht i lirë nga ideologjitë”. Për këtë ai pret rezultatet e testit aktual, të dytë, të stresit për energjinë.
Ndërsa partia liberale FDP, e kërkon hapur zgjatjen e mbajtjes së centraleve bërthamore – si shenjë solidariteti me Evropën. Kërkohet solidaritet edhe me Francën, në situatë të vështirë pasi i ka jashtë funksionit për shkaqe teknike gjysmën e centraleve të saj bërthamore. Të njëjtën gjë kërkojnë edhe opozitarët e CDU/CSU-së.
Rikthimi te termocentralet me qymyr – hapi tjetër i dhimbshëm
Qeveria po kërkon rrugë për të kursyer gaz, por edhe që çmimet e energjisë të mbeten nën kontroll. Ngritjen e çmimit të gazit në treg dje ajo vendosi megjithatë t’ua transportojë pjesërisht edhe konsumatorëve.
Ministri Habeck tha se çmimi i gazit do të rritet prej 1 tetorit. Për një familje në Gjermani, gazi do të kushtojë nga 300 deri 1,000 euro më shumë në vit.
Është pikërisht kjo situatë kur qeveria gjermane bëri para pak ditësh një hap tjetër: riktheu në tregun e energjisë elektrike centralet që operojnë me qymyr dhe me naftë.
Me një dekret u vendos që për një periudhë të kufizuar, deri në fund të dimrit, energji të prodhojnë 27 termocentrale me qymyr. 11 prej këtyre termocentraleve, tashmë në rrjet, nuk do të nxirren prej tij. 16 të tjera do të rifuten në rrjet.
Habeck tha se përdorimi i qymyrit është një masë e dhimbshme, por e nevojshme. Objektivi i braktisjes së qymyrit në Gjermani, më e vonta në vitin 2038, sipas qeverisë, mbetet i paprekur. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe