Retorika e ashpër e Beogradit ndaj Berlinit zyrtar shkaktoi një reagim të qartë të zyrtarëve gjermanë.
Duke qenë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministria, Ana Brnabiq kohët e fundit kanë kritikuar ashpër autoritetet e Gjermanisë, diplomatët gjermanë vendosën t’i bëjnë të ditur Serbisë se kjo është e papranueshme për ta.
Siç mëson mediumi serb, nova, diplomatët gjermanë kanë paralajmëruar Serbinë duke i bërë të qartë se nuk do të tolerojnë më retorikën e zyrtarëve serbë që vazhdimisht kritikojnë dhe ofendojnë Gjermaninë.
Diplomatët shprehën pakënaqësitë e tyre duke thënë se “një sjellje e tillë e Beogradit mund të ketë pasoja shumë negative për Serbinë”, transmeton Telegrafi.
Përfaqësuesit gjermanë i tërhoqën vërejtjen Vuçiqit, se ai nuk duhet të flasë në atë mënyrë për një vend me të cilin Serbia ka bashkëpunim të jashtëzakonshëm ekonomik dhe që ka kontribuar në zhvillimin e saj në masë të madhe.
Është vlerësuar se retorika e përfaqësuesve të qeverisë serbe në periudhën paraprake nuk ka qenë e përshtatshme dhe se shfaqje të tilla mund të ndikojnë në marrëdhëniet e dyja vendeve.
Ndonëse prej vitesh ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer mes Serbisë dhe Gjermanisë, pjesërisht për shkak të marrëdhënieve të mira mes ish-kancelares, Angela Merkel dhe presidentit serb, marrëdhëniet u përkeqësuan pas ndryshimit të qeverisë në Gjermani.
Ashtu siç pritej, ardhja e Olaf Scholzit në pushtet në Gjermani, por hyrja e të Gjelbërve në koalicionin qeverisës, ndryshoi qëndrimin e atij vendi ndaj Serbisë.
Në këtë kontribuuan deri diku rrethanat dhe mbi të gjitha lufta në Ukrainë, e cila nxori në pah nevojën jo vetëm për vendosjen e sanksioneve kundër Federatës Ruse, por edhe për zgjidhjen urgjente të çështjes së Kosovës.
Ndryshe, Scholz ka qenë në muajin qershor të vitit të kaluar për vizitë zyrtare në kryeqytetin serb teksa ka biseduar për Kosovën dhe pushtimin rus në Ukrainë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri