Gjermania vazhdon të mbetet tërheqëse për të investuar. Furnizimi me energji dhe personeli i specializuar nuk përbëjnë problem, problemi qëndron vetëm te mungesa e sipërfaqeve të tokës.
Interesimi në rritje i firmave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Turqia vazhdon t’i mbajë në nivel të qëndrueshëm investimet e huaja në Gjermani, pavarësisht nga kriza energjetike.
Siç tregojnë të dhënat e shoqatës federale për nxitjen e ekonomisë Germany Trade & Invest (GTAI) vitin e kaluar në Gjermani u regjistruan 1,783 biznese të reja dhe zgjerime ndërmarrjesh ekzistuese nga vendet e tjera. Kjo shifër është 23 më pak se në vitin 2021, por 101 më shumë se në vitin 2020.
“Duke pasur parasysh kushtet e vështira si lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe zhvillimet pas pandemisë COVID-19, mund të thuash se ky është sukses. Gjermania mbetet një vend tërheqës për investimet e huaja”, tha drejtori ekzekutiv i GTAI, Robert Hermann.
Kjo ka të bëjë edhe me faktin se firmat e huaja investojnë më shumë në teknologjitë e të ardhmes, si për shembull në fushën e gjysmëpërçuesve, prodhimin dhe riciklimin e baterive. Rreth 15 për qind e firmave ndërkombëtare duan të prodhojnë në Gjermani ose të merren me kërkime dhe zhvillimin.
Numri 1 i investitorëve: SHBA
Investitori kryesor mbetet SHBA, që ka 279 projekte në Gjermani.
“Kjo shifër është e konsiderueshme, duke pasur parasysh që në SHBA ka nxitje të madhe të investimeve në vend nëpërmjet të ashtuquajturit Ligj për Reduktimin e Inflacionit (Inflation Reduction Act, IRA)”, tha Hermann.
Në vend të dytë pason Zvicra me 208 projekte dhe Britania e Madhe me 170 projekte.
“Të dy vendet nuk janë vende anëtare të BE, por duan të kenë një këmbë në BE dhe shpesh vendosin për Gjermaninë”, thotë ai.
Kurse në vend të katërt është Kina me 144 projekte, shifrën më të ulët që prej vitit 2014.
“Pandemia ka pasur sigurisht ndikim”, shton Hermann.
Udhëtime biznesi nuk ka qenë e mundur të bëhen për shkak të politikës së ashpër zero COVID-19 të Republikës Popullore të Kinës, gjë që ka vështirësuar arritjen e marrëveshjeve, i ka shtyrë ato ose i ka penguar krejt. Në vend të pestë është Turqia me 139 projekte, një shifër rekord.
Numri i vendeve të reja të punës që priten të hapen është rritur me rreth 10 për qind, duke arritur në 33,500. Investimet e shpallura kanë shkuar në 25 miliardë euro, prej të cilave pjesa më e madhe ka të bëjë me angazhimin e prodhuesit amerikan të gjysmëpërçuesve Intel. Por edhe pa këtë, me tetë miliardë euro investime rezultati i arritur në vitin 2021 do të ishte kaluar me një miliardë euro.
“Kjo është një shifër e jashtëzakonshme”, potencon ai.
Energjitë e riciklueshme faktor për zgjedhjen e vendit për të investuar
Në procesin e tërheqjes së investitorëve gjithnjë e më e rëndësishme po bëhet disponueshmëria e energjive të renovueshme, si për shembull e energjisë së prodhuar nga era ose e energjisë të prodhuar nga elementët fotovoltaikë.
“Si për Microsoft, Apple apo firma të vogla që ofrojnë qendra të dhënash ose edhe për prodhuesit e baterive si Northvolt – për të gjithë ata ky është një argument i rëndësishëm.Pasja e energjive të renovueshme është kthyer ndërkohë vërtet në avantazh për Gjermaninë”, thotë eksperti i GTAI, Achim Hartig.
Pjesa që zë energjia e renovueshme në konsumin bruto të energjisë u rrit në vitin 2022 në 46 përqind dhe deri në vitin 2030 pritet të arrijë në 80 për qind.
Mungesë hapësirash për ndërtimin e ndërmarrjeve
Por si dizavantazh po shfaqet ndërkohë mungesa e hapësirave për ndërtimin e ndërmarrjeve.
“Disponueshmëria e hapësirave përbën problem”, thotë drejtori ekzekutiv Hermann.
Për investitorët e mëdhenj si Intel ose Tesla nevojiten shpesh sipërfaqe prej 100 hektarësh e më shumë, por hapësira të tilla mezi gjenden sidomos në landet perëndimore të Gjermanisë. Kurse mungesa e forcave të specializuara nuk është pengesë për hapjen e ndërmarrjeve të huaja në Gjermani.
“Me këtë problem luftojnë të gjitha vendet evropiane”, përfundon ai. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/a192b60c-3e2e-476b-86b6-e8c8bbfd769d-780x439.jpg)
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi