LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e mbështetë Kuvendin me 7.8 milionë euro

Gjermania e mbështetë Kuvendin me 7.8 milionë euro

Qeveria gjermane përmes organizatës për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar–GIZ, ka ndarë 7.8 milionë euro për të mbështetur Kuvendin e Kosovës në tri vitet e ardhshme në ngritjen e kapaciteteve në Komisionet Parlamentare.

Ndihma e qeverisë gjermane për Kuvendin u formalizua përmes nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit të cilin e ka nënshkruar kryeparlamentari Kadri Veseli me James Macbath, drejtor për Kosovë dhe Maqedoni, dhe Kadri Jogiste, udhëheqëse e Projektit për reformën në financat publike në Kosovë.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, organizata gjermane GIZ do të vazhdojë mbështetjen financiare dhe profesionale për Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit të Kosovës.


Duke e falënderuar shtetin gjerman dhe GIZ-in për përkrahjen e vazhdueshme që iu japin institucioneve të Kosovës, kryeparlamentari Veseli tha se kjo marrëveshje synon të rrisë kapacitetet e Kuvendit në fushën e saj më të rëndësishme, atë të buxhetimit dhe të mbikëqyrjes së shpenzimit të parasë publike.

“Politika publike dhe ajo fiskale duhet të shërbejnë në interes të shoqërisë dhe mbi të gjitha duhet të promovojnë mirëqenies dhe barazi”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai garantoi se paratë e popullit gjerman do të shfrytëzohen në mënyrë transparente, në funksion të ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të Kosovës dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Udhëheqësit e GIZ-it, James Macbath dhe Kadri Jogiste, këtë marrëveshje e konsideruan të një rëndësie të veçantë, nëpërmjet të cilës qeveria gjermane po përpiqet të ndihmojë institucionet e Kosovës në kultivimin e mëtejmë të transparencës, përgjegjësisë dhe të llogaridhënies para qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori