60 për qind e të gjithë azilkërkuesve që shkojnë në Gjermani, nuk kanë dokumente identifikimi, por pothuajse të gjithë kanë një celular.
Një i ri tha se kishte ikur nga Alepoja. Në vjeshtën e vitit 2015 ai arriti në kufirin austriako-bavarez. Nuk kishte me vete letërnjoftim. Tha se e kishte humbur. Por, kishte me vete telefonin celular.
Në fazën e ardhjes masive të refugjatëve, rojet e kufirit nuk ishin në gjendje të kontrollonin identitetet e të gjithë atyre. Në shumicën e rasteve ata u jepnin vetëm shenjën që të kalonin.
Në të vërtetë, refugjati që pretendonte se kishte ikur prej luftës civile nga Alepoja ishin maroken që kishte ardhur në Gjermani me rrymën e “sirianëve të vërtetë” përmes “rrugës së Ballkanit”.
Historia e mësipërme ka ndodhur me mijëra herë. Çështja e vendit të origjinës është e rëndësishme, sepse është vendimtare për shanset për azil. Sirianët mund të qëndrojnë në Gjermani, marokenët jo, sepse ky vend konsiderohet si vend i sigurt. Pas diskutimeve politike dhe juridike nëse do të lejohet që autoritetet të lexojnë të dhënat e telefonit celular dhe të përcaktojnë saktësisht se prej nga ku dhe kur ka ardhur dikush në Gjermani, tani qeveria vendosi që t’i japë Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) të drejtën që të përdorë telefonat celularë për verifikimin e identitetit.
Avokatë, mbrojtës të të dhënave dhe organizata humanitare e konsiderojnë këtë si një ndërhyrje të gjerë sferën e të dhënave personale. Kurse, Jutta Cordt, drejtuese e BAMF-it e konsideron si një hap shumë urgjent. Ajo thotë se leximi i të dhënave të celularëve do të jetë vetëm një hap ndihmës në rast dyshimesh për identitetin e personave që kërkojnë azil.
E ngarkuara e qeverisë gjermane për të dhënat personale e konsideron këtë procedurë si antikushtetuese. Të këtij mendimi janë edhe disa ekspertë të së drejtës penale. Deri tani leximi i të dhënave në celular nga punonjësit e BAMF-it, mund të bëhej vetëm pasi për këtë të kishte vendosur një gjyqtar. Në rast dyshimesh se dikush kishte gënjyer për identitetin dhe kjo vërtetohet, atëherë personit i hiqet e drejta për azil. Në vitin 2016 janë anuluar 400 leje për qëndrim si azilant për shkak të mashtrimit për vendin e orgjinës, gjë që ishte konstatuar përmes celularit.
Problem është edhe se dikush mund të ketë dy celularë, megjithatë përcaktimi i identitetit të një personi bëhet më i lehtë nëse kontrollohen edhe të dhënat e celularit. Por pavarësisht prej kësaj, shoqata “Për liritë individuale” do të ngrejë padi kundër ligjit për kontrollin e celularëve. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës