LAJMI I FUNDIT:

Gjermania humb 110 miliardë euro si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë

Gjermania humb 110 miliardë euro si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë

Rritja e shpejtë e çmimit të energjisë do t’i kushtojë Gjermanisë rreth 110 miliardë euro të ardhura reale midis viteve 2021 dhe 2023.

Sipas Institutit të Kërkimeve Ekonomike IFO, kjo rënie ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.


“Rënia aktuale e të ardhurave reale ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, tha shefi i çështjeve ekonomike në IFO, Timo Wollmershauser.

Të ardhurat reale janë të ardhura të përshtatura me inflacionin.

Sipas studimit, miliardat e humbura janë shuma që janë shpenzuar për importet e energjisë nga vendet e tjera, përjashtuar Rusinë.

35 miliardë euro vitin e kaluar, 64 miliardë euro këtë vit dhe nëntë miliardë euro të tjera në 2023.

“Në total, kjo do të ishte humbja më e lartë e të ardhurave reale që nga kriza e dytë e naftës, në fund të viteve 1970”, thekson IFO. /Telegrafi/