Me plot të drejt kombëtarja e Gjermanisë është shokuar pas eliminimit nga Korea e Jugut në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Kjo pasi që gjermanët përveç se janë eliminuar në cilësinë e kampionit të botës në një Botëror për më shumë se një dekadë, ky është eliminimi i parë i Gjermanisë në një Botëror në fazën grupore për gati një shekull.


Futbolli është i vjetër diçka më shumë se një shekull dhe afro një shekull ka që prej se vet Gjermania është eliminuar në një fazë grupore të një Kampionati Botëror.

GettyImages 985268630 Foto: Getty Images

Ishte viti i largët 1938 kur Gjermania për herë të parë shkoi në shtëpi pas fazës grupore në një Kampionat Botëror.

Gjermania u eliminua si e fundit në Grupin F të Kampionatit Botëror.

Kjo ndodhi pas humbjes prej 2-0 ndaj Koresë së Jugut në ndeshjen e fundit të Grupit F, prej ku u kualifikuan Suedia si e para dhe Meksika si e dyta. /Telegrafi/

telegrafi sport app