LAJMI I FUNDIT:

Gjermania i dhuron Kosovës 150 mijë teste rapide antigjen COVID-19

Gjermania i dhuron Kosovës 150 mijë teste rapide antigjen COVID-19

Gjermania sot dorëzoi një donacion të seteve të testimit për Covid 19 për të fuqizuar më tej përgjigjen ndaj pandemisë në Kosovë.

Dërgesa e 150.000 testeve antigjen Rapid COVID-19 ka një vlerë mbi 600.000 euro. Ky donacion do t’i shërbejë sistemit shëndetësor në Kosovë për të luftuar përhapjen e Covid 19.


Me këtë rast, Ambasadori Jörn Rohde deklaroi: “Ne vazhdojmë të qëndrojmë së bashku në luftën kundër pandemisë dhe solidariteti ynë mbetet element i kyç në këtë përpjekje. Gëzohem që donacioni ynë do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës në luftën kundër pandemisë. Zbulimi i rasteve të infektimit me covid 19 dhe parandalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit mbetet qëllim kryesor. Virusi vazhdon të jetë kërcënim dhe është ende gjerësisht i pranishëm në shoqëritë tona. Edhe përkundër rënies së numrit të rasteve të reja ditore në Kosovë e gjetiu, ne duhet edhe më tej t’u përmbahemi udhëzimeve higjienike në mënyrë që të mbrojmë personat e rrezikuar. Gjermania mbetet krah Kosovës dhe vazhdon të mbështes luftën e qeverisë kundër Covid 19.”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me këtë rast tha: “Është nder të pranojmë furnizimin prej 150.000 seteve për testim COVID-19 nga partneri ynë i vazhdueshëm, Qeveria gjermane që na ndihmon të përmirësojmë reagimin ndaj pandemisë në Kosovë. Shifrat ditore të infektimeve me COVID19 ndonëse janë normalizuar, ato ende paraqesin një sfidë reale për ne dhe kontinentin, ashtu që shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e situatës, si dhe mbështetja e Gjermanisë për Kosovën janë shumë të rëndësishme”.

Vitia falënderoi ambasadorin për donacion.

“E falënderojmë Ambasadorin për donacionin e vlefshëm në të mirë të ngritjes së kapaciteteve testuese për diagnostifikimin e COVID19 dhe në veçanëti për krijimin e mundësive për të rritur kapacitetin për testime të shpejta. Nga këtu, ne ua shprehim falënderimin tonë ekipeve mjekësore, mbështetjen tonë për të gjithë personelin gjithandej vendit dhe për punën e tyre të vështirë që po e bëjnë në shërbim të jetës.

Kjo mbështetje e Gjermanisë do të na ndihmojnë të gjithëve për të ecur përpara me kujdes dhe krahas testimeve dhe gjurmimeve të rasteve me COVID19, shifrat e vaksinimit do të vazhdojnë dhe synimi ynë për të vaksinuar 60% të qytetarëve deri në fund të vitit 2021 mbetet një përqendrim kyç”, tha Vitia.

Deri më tani Gjermania në mënyrë bilaterale ka ndihmuar Kosovën me donacione të shumta të pajisjeve mjekësore, mbrojtëse dhe higjienike në vlerë prej 4.72 milionë eurove, një mision të gjerë ekspertësh nga Instituti Robert-Koch, një kontribut të rëndësishëm në vlerë mbi 5 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, e gjithashtu edhe me donacione për grupet më të cenueshme të shoqërisë.

Gjermania gjithashtu është pjesë e përpjekjeve të BE-së për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e pandemisë me më shumë se 170 milionë euro; të alokuara në mbështetje të Kosovës. Për më tepër, Gjermania është kontribuuesi më i madh bilateral në fushatën e vaksinimit përmes Aleancës Globale të Vaksinimit COVAX që ka për qëllim qasje të barabartë në vaksinat kundër Covid 19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori