Pas kompanisë offshore që zotëronte Gulf në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua ndërsa udhëtonte në Shqipëri.
Prokuroria shpalli në kërkim bashkë me Albano Aliko dhe administratorin e fundit të kompanisë që mashtroi shqiptarët me gati 5 milionë euro.
Pas kompanisë guaskë, që zotëron shoqërinë “Gulf” në Shqipëri qëndrojnë njerëz të akuzuar për pastrim parash. Top Channel ka arritur zbulojë pronarët e kompanisë offshore, të regjistruar në Delaware të SHBA-ve.
Ky është dokumenti që tregon se pronari i “Universal Energy group”, e cila zotëron “Sun Petroleum” dhe “Gulf” në Shqipëri, është Aleksandre Gogokhia, një shtetas gjeorgjian i përfshirë në pastrim parash.
Emri i Gogokhias u bë i njohur në vitin 2013 gjatë skandalit të korrupsionit, që çoi në arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë te Tbilistit Giorgi Ugulava.
Sipas prokurorisë gjeorgjiane ish-kryetari i bashkisë dhe Gogokhia kanë pastruar përmes kompanive offshore mbi 1.5 milionë dollarë para krimi, përmes të cilave kanë financuar fushatën e partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare në Gjeorgji.
Por hetimet e mëvonshme do të zbulonin të tjera detaje, të cilat përfshijnë edhe Shqipërinë. Sipas prokurorëve gjeorgjianë Gogokhia ka qenë një nga ortakët kryesorë në biznes të ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes Davit Kezerashvili. Ky i fundit u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash në aeroportin e Parisit, në momentin që po nisej për të udhëtuar pikërisht drejt Shqipërisë.
Sipas autoriteteve gjeorgjiane, Gogokhia ka menaxhuar bizneset e ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes Kezerazhvili edhe pas arrestimit të tij. Ardhja e “Gulf” në tregun shqiptar përkon pikërisht në këtë kohë.
Dokumentet zyrtarë në QKR, tregojnë se kompania “Sun Petroleum Albania” është themeluar në 12 shtator të vitit 2013, kur në Shqipëri kishte ndodhur rotacioni politik dhe sa po formohej qeveria e re.
Vetëm një muaj pas themelimit të “Sun Petroleum”, saktësisht në tetor të vitit 2013 ish-ministri gjeorgjian i Mbrojtjes Kezerazhvili tentoi të vinte në Tiranë, por u arrestua në aeroportin e Parisit.
Arsyet e udhëtimit nuk u zbuluan asnjëherë, por ngjarja bëri jo pak bujë në media. Tashmë “Gulf” është vënë nën hetim nga Prokuroria shqiptare, për mashtrim me pasoja të rënda.
Por mbetet për t’u parë nëse hetimet do të përfshijnë edhe kompaninë guaskë në “Delaware” si dhe a do të zgjerohen edhe në pista të tjera si ajo e pastrimit të parave?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova