LAJMI I FUNDIT:

Gjeorgjia edhe zyrtarisht aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Gjeorgjia edhe zyrtarisht aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Ish-republika sovjetike e Gjeorgjisë ka nënshkruar zyrtarisht një kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tha kryeministri Irakli Garibashvili ndërsa Ukraina pohoi se po kërkon anëtarësimin në bllok pas pushtimit të Rusisë.

“Është një ditë historike për Gjeorgjinë – ne po nënshkruajmë Aplikimin për Anëtarësim në BE. Aplikimi për anëtarësim në BE është një tjetër moment historik në rrugën e integrimit evropian të Gjeorgjisë – është një fazë që kthen një faqe të re në historinë tonë dhe vazhdon përpjekjet e paraardhësve tanë, e cila synon anëtarësimin e Gjeorgjisë në një familje të përbashkët evropiane”, tha ai.


Sipas Parlamentit Evropian, Tblisi ishte përgatitur të aplikonte për anëtarësim të plotë në BE në vitin 2024, raporton cnn.

Aplikimi i Tbilisit vjen dy ditë pasi fqinji i tij dhe ish-republika sovjetike e Ukrainës tha se po kërkonte anëtarësim të shpejtë në bllok.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi BE-së të hënën “të pranojë urgjentisht Ukrainën” në bllok.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur”, tha Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse Trump dëshiron çarmatim bërthamor në SHBA?

Pse Trump dëshiron çarmatim bërthamor në SHBA?

Botë
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes

Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes

Evropa

"Mbështetja e garantuar e Amerikës për Evropën ka mbaruar", paralajmëron Zelensky

Botë

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori