LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali i pensionuar amerikan thotë se Ukraina mund të ketë një shans më të mirë për të fituar vitin e ardhshëm

Gjenerali i pensionuar amerikan thotë se Ukraina mund të ketë një shans më të mirë për të fituar vitin e ardhshëm

Duket se disa zyrtarë ushtarak amerikanë janë të befasuar që kundërofensiva ukrainase nuk ka avancuar shpejt, e përmes citateve anonime të mediave, po ia hedhin fajin ushtrisë ukrainase.

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane Mark Arnold tha se nuk është aspak i befasuar nga ritmi i ngadaltë i avancimit dhe po fajëson për këtë amerikanë, jo ukrainasit, shkruan Washington Post.

Arnold, një brigadier që luftoi në Irak dhe Afganistan, kaloi shumë kohë pranë vijës së frontit duke këshilluar ushtrinë ukrainase (me shpenzimet e tij). Ai u kthye i impresionuar nga profesionalizmi dhe energjia e ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.


“Akoma jam shumë skeptik se një betejë vendimtare do të zhvillohet këtë vit që do të çojë në një fitore të Ukrainës. Mund të ndodhë verën e ardhshme kur shumica e pajisjeve të manovrimit të mbërrijnë nga NATO në Ukrainë”, shkroi ai në një e-mail për gazetarin e wP.

Shpërthime të fuqishme në Rusi, ukrainasit sulmojnë me dronë Moskën – Rostovin e Bryanskun
Lexo po ashtu Shpërthime të fuqishme në Rusi, ukrainasit sulmojnë me dronë Moskën – Rostovin e Bryanskun

“Ukrainasve u mungojnë pajisjet mobile të nevojshme për të kaluar nëpër fushat e minuara dhe pengesat me densitet të lartë. Këmbësoria e mekanizuar dhe batalionet e blinduara të ushtrisë amerikane kanë tanke me tehe kundër minave antitank në çdo ekip të kompanisë. Ukrainasit jo. Nëse shtoni të gjitha automjetet luftarake Bradley, tanket Leopard 2 dhe Challenger 2 dhe pajisje të tjera, ukrainasit mund të pajisnin vetëm një brigadë. NATO ka trajnuar vetëm gjashtë batalione nga rreth 350 batalione në forcat tokësore në armë të kombinuara. Kjo thjesht nuk mjafton”, shtoi ai në një email tjetër.

Ai shtoi se një tjetër problem i madh i Ukrainës është fakti se ata nuk kanë epërsi ajrore. Dhe ndërsa disa në Shtetet e Bashkuara kritikojnë mënyrën se si Kievi po udhëheq kundërofensivën, e cila duket se më në fund po fiton vrull ndërsa ukrainasit depërtojnë vijën e parë të mbrojtjes së Rusisë në jug, Arnold nuk e bën këtë.

“Do të ishte e vështirë për ushtrinë amerikane të arrinte rezultate shumë më të mira pa dominimin ajror dhe sistemet e artilerisë me rreze të gjatë”, tha ai.

“Pra, jam i kënaqur me progresin që kanë treguar ukrainasit deri më tani”, shtoi ai.

Ukraina ka “një armë të re të tmerrshme për të mposhtur Rusinë” - dhe Britania e Madhe mund t'i ndihmojë ta ndërtojnë atë
Lexo po ashtu Ukraina ka “një armë të re të tmerrshme për të mposhtur Rusinë” - dhe Britania e Madhe mund t'i ndihmojë ta ndërtojnë atë

Arnold hedh poshtë kritikat e bëra nga Pentagoni, duke përfshirë akuzën se ukrainasit kanë shpenzuar shumë burime në Bakhmut në lindje.

Ai pretendon se ofensiva atje “nuk përdori sasi të mëdha pajisjesh të mekanizuara” dhe se “operacionet shumë-zonale të Ukrainës janë kyçe për të bllokuar burimet ushtarake ruse dhe për të mbrojtur tokën ukrainase në verilindje”.

Arnold beson se komandantët ukrainas bënë zgjedhjen e duhur për të vazhduar më me kujdes.

Blinken njofton ndihmën e re mbi 1 miliard dollarë të SHBA-së për Ukrainën
Lexo po ashtu Blinken njofton ndihmën e re mbi 1 miliard dollarë të SHBA-së për Ukrainën

“Është e mençur të vlerësohen dhe të shpenzohen burimet njerëzore gjatë kundërofensivës, duke pritur gjithashtu që shumica e pajisjeve të blinduara dhe pajisjeve të mekanizuara të mbërrijnë vitin e ardhshëm”, tha ai.

“Jam i nervozuar sepse Perëndimi ka aftësinë të bëjë shumë më tepër për të ndihmuar në përfundimin e luftës, por ne nuk po e bëjmë atë. Kjo duhet të ndryshojë,” tha gjenerali i pensionuar amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Australia
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Amerika Latine
Kalo në kategori