LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali i lartë amerikan tregon sesa për qind të territorit të pushtuar e ka rikthyer Ukraina

Gjenerali i lartë amerikan tregon sesa për qind të territorit të pushtuar e ka rikthyer Ukraina

Ukrainasit po vazhdojnë me kundërsulmet e tyre për të rikthyer territoret e saja të pushtuara nga Rusia.

Ushtria ukrainase ka çliruar më shumë se gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia, tha të martën kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley.

Ky i fundit vlerësoi përparimin e ukrainasve dhe “çdo centimetër të territorit të rikuperuar” për shkak të “trimërisë, nderit dhe sakrificës së pabesueshme të bërë nga populli ukrainas dhe ushtria e tyre. Ukraina vazhdon të bëjë përparim të qëndrueshëm drejt çlirimit të atdheut të saj nga pushtimi rus”.


Droni ukrainas dështon të shpërthejë - rusët e sulmojnë fluturaken nga frika dhe vetëvriten
Lexo po ashtu Droni ukrainas dështon të shpërthejë - rusët e sulmojnë fluturaken nga frika dhe vetëvriten

“Deri më sot, Ukraina ka çliruar mbi 54 për qind të territorit të okupuar nga Rusia dhe ata vazhdojnë të mbajnë iniciativën strategjike”, tha Milley, raporton cnn.

Gjenerali amerikan ka pasur një takim me Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Theksojmë se 54 për qind e territorit ka të bëjë me pjesët e çliruar që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, sqaroi zëdhënësi i Milleyt, Koloneli Dave Butler, duke përfshirë zonat përreth Kievit, Kharkiv dhe Kherson. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Zelensky do të udhëtojë të premten për në Uashington, do të takohet me Trumpin

Zelensky do të udhëtojë të premten për në Uashington, do të takohet me Trumpin

Amerika
Kalo në kategori