LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan Clark do të vizitojë Kosovën, shpreh dëshirën të bëhet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

Gjenerali amerikan Clark do të vizitojë Kosovën, shpreh dëshirën të bëhet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka zhvilluar një takim virtual me gjeneralin amerikan, Wesley Clark.

Mehaj thotë se për të ishte nder i madh dhe privilegj i veçantë, të takohet me gjeneralin historik amerikan, Wesley Clark me të cilin biseduan si dy miq, përmes video-lidhjes, për rreth një orë.

“I thashë se ju jeni Heroi i Kombit dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Kosovës dhe i tillë do të jeni gjithmonë. Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plot për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore”, ka pohuar Mehaj.


Tutje, ministri ka bërë të ditur se “gjenerali Clark shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështes me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”.

“Gjeneralin Clark e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK , të cilën ma konfirmoi me kënaqësi, vizitë kjo që do të realizohet së shpejti”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori