Një kabinë regjistruese e zërit nga avioni i kompanisë “EgyptAir” që u rrëzua muajin e kaluar është gjetur sot në Detin Mesdhe, njoftojnë hetuesit egjiptianë.

BBC njofton se kutia e zezë ishte dëmtuar dhe ishte nxjerr nga uji në disa faza.


Një barkë hetimi me një robot nënujor ka qarkulluar nëpër zonën e rrëzimit të aeroplanit dhe ka dërguar foto të copave të mbetura të aeroplanit.

EgyptAir 2

Avioni u rrëzua më 19 maj rrugës nga Parisi për në Kajro, duke vrarë që të gjithë 66 personat në bord.

Ende nuk është e qartë çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e avionit. /GazetaExpress/