Gjendet një trup i pajetë në Shkup

Me datë 07.12.2022, në SPB Shkup nga ana e Emergjencave Mjekësore është raportuar se në një objekt në Bulevardin "Brigada e Tretë Maqedonase" në Shkup, në një kat i ndërmjetëm është gjetur i ndjeri G.G.(61) nga fshati Lisiçe e Poshtme në Shkup, i punësuar në uzinë.
Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen.
Një ekip nga SPB Shkup ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë do të dorëzohet për autopsi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































