LAJMI I FUNDIT:

“Gjel deti në furrë apo librat në raft”: Tortat me pamjen e objekteve të zakonshme (Foto)

“Gjel deti në furrë apo librat në raft”: Tortat me pamjen e objekteve të zakonshme (Foto)

Në shikim të parë, duke si objekte të zakonshme si një palë libra në raft, gjeldeti që po përgatitet në furrë, apo një shishe vere që është e gatshme për hapje. Por, në fakt, janë torta.

Sebastian Davies me bazë në Londër, ka treguar disa prej punimeve me pamjen më reale, që gjatë këtij viti i ka dërguar nëpër festa private, të disa prej klientëve të famshëm, transmeton Telegrafi.

Aftësitë e mahnitshme të kuzhinierit dhe përbërësit e duhur, kanë bërë që edhe ata me shikimin më të mbrehtë, të dyshojnë nëse mbi tavolinë e kanë një tortë, apo objekt nga përditshmëria.


Shoqëria elite si familja mbretërore angleze dhe aktorët më të famshëm të Holliwoodit, jannë ndër klientët e rregullt, që nuk hezitojnë të paguajnë prej 500, deri në mijëra euro që nuk bëhen të ditura për publikun.

“Gjithçka filloi para disa vitesh, kur një mik më kërkoi t’ia punoja një tortë, që ngjan me çizmet e vjetra të punës, që do i prezantonte para klientëve në hapjen e lokalit. Nuk mendova se mund ta realizojë, por ia nisa. Gjërat hynë në një spirale, që nuk përfundoi më”, ka treguar Davies.

Kjo ndodhi para pesë vitesh dhe që atëherë, kuzhinieri që mësoi vet këtë zanat, nuk ndalon së befasuari njerëzit me ëmbëlsirat në të cilat gjithçka është e ngrënshme.

Madje, ai befasohet edhe vet nga kërkesat për format e torta, megjithëse së fundmi shumica janë për çanta nga shtëpitë më të famshme të modës. /Telegrafi/