Gjasula: Mezi po presim Evropianin, atmosfera është e shkëlqyer në Kombëtare

Klaus Gjasula, në prag të ndeshjes miqësore me Lihtenshtejnin tregoi se atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer.
Ai shtoi se zgjidhjet në fushë i bën trajneri dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.
Përsa i përket Evropianit, Gjasula tha se është diçka shumë e veçantë dhe të gjithë lojtarët po përgatiten sa më mirë në seancat stërvitore.
Atmosfera në skuadër dhe kapiteni Berat Gjimshiti ? – Gjendja dhe atmosfera është e shkëlqyer si gjithmonë. Jemi në fazën përgatitore dhe po bëhemi gati fillimisht për dy ndeshjet e radhës, miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Po presim kapitenin të vijë tani. Atmosfera është shumë mirë, kapiteni i duhet skuadrës. Do vijë me fitoren dhe frymën e mirë nga klubi i tij dhe shpresojmë që të na japi edhe ne pak nga ajo energji, po presim.
Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”- Kampionati Evropian është gjithmonë i veçantë. Mezi po e presim dhe ditët po kalojnë. Në seancat stërvitore po përgatitemi shumë mirë që të jemi gati në momentin e duhur.











































