Gjashtë persona lëndohen në një aksident trafiku në Viti

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e shtunë në Viti.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, transmeton Telegrafi.
"Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar njëri nga drejtuesit dhe gjashtë pasagjerë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar për shtëpi", njofton Policia. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/08/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































