Lajmi se Marina Vjollca mund të jetë shtatzënë, u përhap me shpejtësi para disa ditësh, nisur nga mungesa e postimeve të saj në rrjetet sociale, duke lënë të nënkuptohej diçka e tillë. Edhe pse personalisht ajo ka heshtur, një nga miqtë e saj të ngushtë e mohoi si lajm.
Por, burime pranë çiftit më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar, që u martuan para gjashtë muajsh, tregojnë se në rastin Marina-Getoar “ku ka zë, nuk është pa gjë”. Miq të tyre kanë pohuar se në fakt çifti ka planifikuar sjelljen në jetë të fëmijës së tyre të parë dhe janë në pritje të asaj që fati mund t’u rezervojë.
Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit “C’est la vie”, po i dedikohet një jete të qetë larg preokupimeve dhe lodhjes që shkakton ritmi intensiv i punës në televizion. Ajo madje nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale muajt e fundit dhe në ndonjë postim të rrallë ka bërë autoironi, duke e konsideruar veten shtëpiake të dëshpëruar”.

E pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbiz-it, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre ishin të një çifti tradicional, me fejesë e më pas martesë.
Madje, Marina edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar. Videoja më e fundit që Marina postoi në “Instagram” ishte ajo nga ballkoni i shtëpisë në zonën «Kodra e diellit», që tregon faktin se ajo po kalon shumë kohë duke u relaksuar në shtëpi.

Madje, këto kohë kanë munguar fotot nga udhëtimet e shpeshta të çiftit në destinacione të shtrenjta, siç bënin vitet e fundit. Për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, Getoari vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua. Por martesa duket se e ka larguar paksa Getoarin nga karriera muzikore, pasi i ka rralluar produksionet e tij.
Së shpejti pritet të dalë bashkëpunimi me mikun e vjetër Flori Mumajesi, ndërkohë që për Marinën asnjë projekt televiziv nuk bëhet i ditur deri tani. Mediat e konsideruan lëvizje të gabuar largimin e saj nga Top Channel për në Tv Klan, duke qenë se pas mbylljes së “C’est la vie”, asaj nuk iu propozua asnjë format i ri nga ky televizion.

Mesa duket, Marina këtë periudhë pauze do e shfrytëzojë për të zgjeruar familjen e re me një bebe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Bisedë e vonë mes Danjës, Aldos dhe Loredanës: Ola ka thënë që ti ke pëlqim për të

Alec Baldwin humbet durimin në rrugë: Kërcënon t'i ‘thyejë’ qafën humoristit pas shakave të vrazhda kundrejt tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania