LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë milionë euro të konfiskuara nga Sasho Mijallkov kanë hyrë në buxhetin e shtetit

Gjashtë milionë euro të konfiskuara nga Sasho Mijallkov kanë hyrë në buxhetin e shtetit

Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar më 17 nëntor në buxhetin e Ministrisë së Financave ka transferuar 374.638.383 denarë ose 6,14 milionë euro.

Për herë të parë në historinë e saj, Agjencia e Konfiskimit transferon një shumë kaq të madhe parash në buxhet. Deri më tani, pasuria e konfiskuar përbëhej kryesisht nga makina që u shpërndaheshin më tej autoriteteve shtetërore, ose sekuestroheshin pasuri të paluajtshme me një procedurë të komplikuar të mëtejshme për shitje nga gjykata.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, Faton Asani, tha për “Faktor” se këto para i janë marrë ish-drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe shteti do të vazhdojë t’i përdorë.


“Janë paratë e “thata” nga rastet me Sasho Mijallkovin dhe rezultati më i mirë deri më tani për agjencinë, jo vetëm që kur jam drejtor, por në përgjithësi që nga themelimi i saj. Mund të njoftoj vetëm se në periudhën në vijim do të ketë njoftime ku prona e sekuestruar do të shpallet në shitje pas vlerësimit paraprak të vlerës së saj nga Byroja e Ekspertizës Ligjore dhe se pres hyrje të reja të burimeve financiare”, përgjigjet Asani.

Paraprakisht, rezultatin më të mirë, sa i përket parave të gatshme, ky institucion e ka treguar në vitin 2015, kur dy herë në buxhet janë transferuar qindra milionë denarë. Asani thotë se për rezultate më të mira duhen më shumë profesionistë dhe kërkoi nga Ministria e Financave që të miratojë punësimet e nevojshme. Ai është i kënaqur vetëm me faktin se të paktën agjencia ka marrë ambiente të reja, më të mëdha për punë.

Mijallkov paraprakisht e kishte pranuar fajësinë në rastin “Perandoria” për bashkim kriminal dhe përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë. Ai dhe një grup të dyshuarish të tjerë i kryen krimet përmes personave juridikë të vendosur në vend, pronësia e të cilëve u fsheh, si dhe kompani ofshore jashtë vendit. Të ardhurat e fituara nga transferimi i kapitalit i pandehuri nuk i ka raportuar në fletët e anketimit, edhe pse ka mbajtur një funksion publik për të gjithë periudhën e mbuluar nga hetimi.

Prokuroria më pas njoftoi se Mijallkovit, përveç pjesës tjetër të pasurisë, do t’i hiqen paratë e gatshme nga llogaria bankare e personit juridik DTU Makpoint DOOEL Shkup dhe të gjitha paratë në llogarinë e kompanisë Exico.

Në vitin 2018, në Porta Makedonia ishte vendosur “numratorja”, i cili duhej të tregonte se sa para merr shteti nga shitja e pasurisë së konfiskuar, por pajisja nuk funksionoi kurrë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori