Real Madridi planifikon shitjen e gjashtë lojtarëve në përpjekje për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland – njofton Fichajes.

Los Blancos janë shumë të interesuar që në edicionin e ardhshëm ta kenë në skuadër dyshen e shumëpërfolur në botën e futbollit.


Edhe anësori i Paris Saint-Germainit edhe sulmuesi i Borussia Dortmundit pritet ta mbyllin sezonin aktual me klubet e tyre dhe më pas të kërkojnë aventura të reja.

kylian7 (Foto: Six Sports)

Santiago Bernabeu është ëndrra e të gjithë futbollistëve, mirëpo Mbretërit kanë konkurrencë të shumtë për të siguruar nënshkrimin e tyre, prandaj duhet t’i bëjnë ofertat e duhura.

Mariano Diaz, Dani Ceballos, Luka Jovic, Eden Hazard, Marco Asensio e Jesus Vallejo – janë në listën e largimeve të Los Blancos në përpjekje për të grumbulluar fondet e nevojshme për dy futbollistët e dëshiruar. /Telegrafi/

telegrafi sport app