LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë gjëra interesante që ndodhin me burrat kur bien në dashuri

Gjashtë gjëra interesante që ndodhin me burrat kur bien në dashuri

Thonë se dashuria ka fuqinë të ndryshojë gjithë qenien tonë

Në ditët e para të romancës, ti e ndjen se po vepron ndryshe, po sillesh ndryshe dhe madje i sheh gjërat nga një tjetër perspektivë. Nëse nuk e dinit, dashuria ndikon edhe në trurin e gjithsecilit prej nesh në mënyrën më interesante dhe misterioze të mundshme.


Jeni kureshtarë të dini ç’ndodh në trurin e një burri kur bie në dashuri?

Shumë gjëra interesante!

1. Ata ndjejnë më pak dhimbje

Nuk ka nevojë ta provoni këtë tek vetja apo partneri juaj, por të jeni të bindur se dashuria na bën të ndjejmë më pak dhimbje fizike.

2. Burrat mund të heqin dorë nga duhani

Nëse njihni dikë në jetën tuaj që ka hequr dorë nga duhani sapo ka nisur një lidhje të re, dijeni që ka rënë në dashuri.

3. Po, është e vërtetë që kanë sy vetëm për partneren e tyre

A nuk ndiheni si femra më me fat në botë kur gjatë takimit tuaj, sytë e tij ju shohin vetëm ju? Një burri të dashuruar, partnerja e tij i duket si më e bukura dhe më joshësja krahasuar me gjithë gratë e tjera, shkruan Anabel.

4. Ata mund të dashurojnë me të njëjtin intensitet për vite me radhë

E dini që një burrë i dashuruar mund të qëndrojë i tillë për dekada të tëra? Ndër vite, kimia në trurin e tyre mund të ndryshojë nisur nga stadet marrëdhënies; nga shumë pasionante në fillim të lidhjes, tek ndjesia familjare apo rehatia, por gjithnjë mund të jetë intensive si në fillim.

5. Krejt papritur ata vënë re edhe gjërat më të vogla

Ironike? Ata tani shohin dhe gjëra që më parë s’i vinin re kurrë. Janë më të ndjeshëm, më të kujdesshëm për veten, më të pastër dhe mbi të gjitha, jo aq lojtar të fortë sa dukeshin në fillim.

6. Nuk mendojnë dot për asgjë tjetër

Ata e kapin veten duke menduar gjithë kohës për partneren. Shpesh as nuk e kuptojnë sa shumë i ka ndryshuar dashuria. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori