Gjarpri formon katrorin dhe lëvizë ndërmjet tullave, sikurse në lojën e famshme nga telefoni (Foto)

14:"© Caters News
Kjo skenë e pazakontë, ku një gjarpër formon katrorin dhe lëvizë ndërmjet tullave të murit, ngjanë sikur të jetë pjesë nga ‘Snake’ loja klasike e telefonit Nokia.
Para ‘Candy Crush’ apo ‘Angry Birds’ përdoruesit e telefonave, e kanë pasur të preferuarën pikërisht këtë lojë - mbase, se nuk kishin mundësi tjera, transmeton Telegrafi.
Por, pronari i një shtëpie në Shtetet e Bashkuara, pati një rikthim në të kaluarën, kur në sipërfaqen e murit iu shfaqë kjo skena, madje në formatin 3D.

Nuk kaloi gjatë dhe prej formës së katrorit, reptili nisi të largohej nëpër mur, por prapë sikur të jetë në lojën e famshme, lëvizte në forma të vijave. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































