Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjakovës ka njoftuar se sot ka filluar shpërndarja e insulinave për muajin tetor 2025.

Sipas njoftimit, sasia e insulinës është e plotë dhe e mjaftueshme për të gjithë pacientët insulinvarës, përcjell Telegrafi.




Shpërndarja po bëhet në Barnatoren Qendrore të QKMF-së, çdo ditë nga ora 07:00 deri në ora 20:00.

Komuna fton të gjithë pacientët që ta marrin terapinë e tyre në kohë, duke siguruar se furnizimi është i qëndrueshëm dhe shërbimi po zhvillohet pa pengesa. /Telegrafi/