LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë, fermerëve u ndahen makina mjelëse

Gjakovë, fermerëve u ndahen makina mjelëse

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Gjakovës, sot ka ndarë njëqind makinave mjelëse për fermerë për të pesë rajonet e komunës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Gjatë ceremonisë së ndarjes, Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë të ditur se nga ndarja proporcionale e bërë nga drejtoria, në katër rajonet rurale përfitues janë nga njëzet e katër fermerë, ndërsa në zonën urbane përfitues janë katër sish.

Nga këto rajone, si lokacione kanë përfituar gjashtëdhjetë e shtatë sish, prej të cilave në rajonin e Rekës së Mirë kanë përfituar njëmbëdhjetë fshatra, në rajonin e Dushkajës gjashtëmbëdhjetë fshatra, në Rekë të Keqe njëzet e dy fshatra dhe në Has katërmbëdhjetë fshatra, ndërsa në qytet katër lokacione. Të gjitha këto lokacione kanë përfituar minimalisht nga një makinë mjelëse.


Vlera e këtij projekti është 24.900 euro. Prej kësaj shume, Komuna e Gjakovës ka ndarë mjete në vlerë prej 19.920 euro, apo tetëdhjetë për qind ndërsa fermerët kanë participuar me njëzet për qind të vlerës. /Telegrafi/