LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë, dënohen dy persona për posedim dhe shitje të narkotikëve

Gjakovë, dënohen dy persona për posedim dhe shitje të narkotikëve

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të akuzuarve F. Sh. dhe A. I. për veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të kryer në bashkëkryerje ndërsapër të akuzuarin F. Sh. edhe për veprën penale, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”të Kodit Penal të Kosovës (Kodi i vjetër në fuqi deri më datë 14 prill 2019).

“Të akuzuarit janë fajtor, sepse me datë 26 dhjetor 2019, rreth orës 21:30 minuta, në pikën kufitare “Qafë Morinë” -Gjakovë, saktësisht në fshatin Morinë, pa autorizim kanë importuar substancë narkotike e llojit “marihuanë” nga Republika e Shqipëria për në Republikën e Kosovë.

Me këto veprime tëakuzuaritF. Sh. dhe A. I. kanë kryer veprën penale “posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Ndërsa i akuzuari F. Sh. shtetas i Republikës së Shqipërisë, ka kryer edhe veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues për të akuzuarit F. Sh., duke i shqiptuar dënim unik për dy veprat penale që i vihen në barrë prej tetë (8) muaj burgim dhe gjobë në shumën prej pesëqind e pesëdhjetë (550) Euro, ndërsa për të akuzuarin A. I. dënim prej shtatë (7) muaj burgim dhe treqind(300) Euro gjobë.

Të pandehurit janë obliguar që të paguajnë shpenzimet procedurale veç e veç në shumën prej njëzet e pesë (25) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëzet e pesë (25) euro si dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit’, thuhet në njoftimin për media.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori