Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK), po synojnë krijimin e vendeve të reja të punës, nëpërmjet ofrimit të trajnimeve profesionale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe angazhimin e kandidatëve të trajnuar në kompani të ndryshme, për punë praktike me pagesë, me mundësi të punësimit të rregullt.
Republika e Kosovës është duke kaluar nëpër një transformim të rëndësishëm socio-ekonomik. E përballur me probleme politike dhe ekonomike, përfshirë mungesën e perspektivës, shumë të rinj nën moshën 35 vjeç, të cilët përbëjnë 50% të popullatës së vendit (me nivel të papunësisë 60%), e shohin migrimin si zgjidhje.
Një numër i madh i të papunësuarve nuk janë të kualifikuar apo nuk posedojnë shkathtësitë e nevojshme për nevojat e tregut ndërkombëtar.
Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit është identifikuar me rol kyç për zhvillimin ekonomik të vendit. Strategjia Kombëtare e TIK, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 2015, parashikon që deri më 2020 ky sektor të jetë promotori kryesor për zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të punës dhe avancim të inovacionit, duke rritur kështu edhe konkurueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës.
Tregu i TIK në Kosovë, ndonëse më i vogël se sa shtetet e rajonit, ka përjetuar rritje të vazhdueshme ndër vite, duke i siguruar vendit deri në 11% të GDP-së së përgjithshme në periudhën 2007-2013. Ky sektor karakterizohet me një numër të madh të bizneseve startup dhe të mesme, por me kapacitete të kufizuara për projekte të mëdha.
Legjislacioni në fuqi nuk ofron lehtësime në baza sektoriale dhe mungojnë fondet investive.
Sipas një ankete të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK), kompanitë nuk janë shumë të kënaqura me kualitetin e fuqisë punëtore dhe profesionistëve të rinj që dalin nga institucionet e edukimit të lart në Kosovë, dhe të njëjtat detyrohen që një pjesë të investimeve ta drejtojnë në aftësime shtesë të të punësuarve, me qëllim të përditësimit të tyre me njohuritë dhe shkathtësitë e domosdoshme.
Programet për punë praktike për të rinjtë, rezultojnë si shumë frytdhënëse drejt aftësimit të tyre për tregun e punës.
Një program i tillë, nga Qershori i këtij vitit po zbatohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) me mbështetje të Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Pesëdhjetë e pesë (55) kandidatët nga faza e parë, të cilët fillimisht po i nënshtrohen trajnimeve profesionale në zhvillim të aplikacioneve mobile, gjuhë të ndryshme programuese, dizajn grafik dhe online marketing, po angazhohen nëpër kompani të ndryshme, përfshirë edhe bizneset startup brenda inkubatorit të ICK-së, me qëllim të përfundimit të periudhës tre mujore të punës praktike me pagesë.
Varësisht rezultateve dhe performancës gjatë periudhës tre-mujore, kandidatët do ta kenë mundësinë të përfitojnë kontrata të rregullta pune dhe të zhvillojnë më tutje karrierën e tyre profesionale.
Deri më tani, kandidatët janë angazhuar në kompani si: Solaborate, Scholar, American School of Kosova, ORB Mag, Happy Feet, Platforma Akademia, Akademia jCoders, Rrota, Kokrra dhe Qysh.me.
Përveç programit të trajnimit dhe punës praktike me pagesë, ICK dhe GIZ po ofrojnë grante deri në 5,000 Euro për disa prej bizneseve nga inkubatori i biznesit i ICK-së, varësisht nga nevojat e identifikuara. Bizneseve përfituese po ashtu iu ofrohet konsulencë, mentorim dhe shërbime teknike gjatë gjithë fazës së zbatimit të grantit.
Në Nëntor të këtij viti, GIZ nëpërmjet këtij programi do të mbështesë aktivitetet e Javës Globale të Ndërmarrësisë, e cila në Kosovë organizohet nga ICK, për të pestin vit me radhë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A