Partia Demokratike kërkoi të dielën zyrtarisht që “Giro d’Italia” e planifikuar që të zhvillohet në Shqipëri më 11 maj 2025, të shtyhet.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli kërkoi që të negociohen data të tjera për zhvillimin e “Giro d’Italia”, nisur nga fakti se 11 maji është dita e zgjedhjeve dhe Policia e Shtetit duhet të jetë në gadishmëri të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Sipas Vangjelit, edicioni i 108 i “Giro d’Italia”, që do të zhvillohet në Shqipëri në maj i kushton vendit tonë 7 milionë euro, shumë e cila do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
“Më herët është alokuar fondi 1 milion euro për organizatorët, ndërsa në datën 6 mars u miratua fondi 4 milionë euro për financimin e këstit të dytë të kontratës për realizimin e tri tureve të para të ‘Giro d’Italia 2025’ dhe diferenca pritet të akordohet në vijim. Itinerari i eventit përfshin qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës dhe nis në datën 9 maj, e vijon në datat 10 dhe 11 maj. Kjo është e fundit ditë që përkon me datën e dekretuar nga Presidenti për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Në kuadër të zhvillimit të këtij procesi kaq të rëndësishëm për shqiptarët, PD vlerëson se data 11 maj është e papërshtatshme për zhvillimin e garave të çiklizmit”, tha Vangjeli.
Sipas saj, në këto kushte, Partia Demokratike kërkon të negociohen data të reja për zhvillimin e këtij eventi duke qenë se strukturat mbështetëse të këtij eventi kulturor ku përfshihet edhe Policia e Shtetit duhet të jenë në gatishmëri të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Nga fillim java temperaturat bien deri në minus 4 gradë celsius

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore