Modelja e njohur, Gigi Hadid, para pesë muajve solli në jetë vajzën e saj.

Ajo dhe këngëtari Zayn Malik pritën fëmijën e tyre të parë, të cilën e quajtën Khai, shkruan Daily Mail.


Pas një pushimi të bollshëm që pati Gigi, tashmë ka vendosur që të kthehet fuqishëm në pistat e modës.

40086162 0 image a 35 1614955310862

Ajo është parë në sfilatën e ‘Versace’s Milan Fashion Week’, ndërsa u lansua linja e re rrobave për dimrin/2021.

E veshur e tëra në të zeza, Hadid mahniti me tiparet e mrekullueshme trupore, për të cilat u komentua tej mase.

40085408 9330397 She s still got it Gigi Hadid firmly cemented her status as a su a 20 1614954468586

Edhe në veshjet e tjera që mbante veshur, Gigi arriti që të tërheq vëmendjen e mijëra shikuesve të pistës.

Krah saj ishin edhe figura të tjera të njohura, sikurse motra e saj, Bella Hadid dhe Irina Shayk. /Telegrafi/

40085406 9330397 She s still got it Gigi Hadid firmly cemented her status as a su m 19 1614954459974