LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid është e famshmja e fundit që do të lansoj një linjë veshjesh

Gigi Hadid është e famshmja e fundit që do të lansoj një linjë veshjesh

Supermodelja njoftoi të enjten në Instagram se ajo do ta çojë stilin e saj nga pista në studion e dizajnit me lansimin e linjës së saj të veshjeve të thurura, të quajtur “Guest in Residence”.

“Kam qenë duke punuar për diçka….”, shkroi 27-vjeçarja në fotot e saj në punë, duke dhënë pamje të modeleve dhe stileve të ndryshme të kashmirit, duke përfshirë një kapuç livando, komplet hiri pizhame dhe pulovër me jakë portokalli.


Ajo gjithashtu shtoi “themeluese, drejtoresh krijues @guestinresidence”, në biografinë e saj në Instagram, megjithëse marka e saj e re ende nuk ka postuar asgjë në faqen e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)


Gama e çmimeve dhe data e lëshimit për koleksionin nuk janë shpallur ende, por fansat mund të regjistrohen për përditësime të markës në faqen e internetit Guest in Residence.

Miliarderja Kylie Jenner dëshmon se është një manjate grimi praktike teksa bën një vizitë në laborator duke kontrolluar produktet e saj
Lexo po ashtu Miliarderja Kylie Jenner dëshmon se është një manjate grimi praktike teksa bën një vizitë në laborator duke kontrolluar produktet e saj

Miqtë dhe fansat e Hadid treguan mbështetjen e tyre në komente, ku Hailey Bieber shkruante, “shumë e emocionuar për këtë” dhe motra Bella Hadid shtoi, “atë që të gjithë kemi pritur”. /Telegrafi/