Në shkollën fillore të mesme të ulët “Nazim Gafurri” në Prishtinë u organizua me shumë emocion dhe gëzim Festa e Abetares, një moment i rëndësishëm për nxënësit e klasës së parë dhe gjithë komunitetin shkollor.

Pamjet e publikuara nga mësuesja Shukrie Thaçi tregojnë atmosferën madhështore dhe plot energji pozitive që mbretëroi gjatë këtij eventi.


Mësuesja Thaçi ka falënderuar të gjithë nxënësit, duke iu uruar atyre suksese drejt dijes.

“Ju përgëzoj nga zemra ju, vogëlushë të klasës së parë, për përkushtimin dhe përparimin tuaj të mrekullueshëm! Sot treguat se jeni gati për hapat e radhës drejt dijes", shkroi ajo.

Gjithashtu, ajo falënderoi edhe prindërit, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në këtë rrugëtim.

"Falënderim të veçantë edhe për prindërit, që me mbështetjen e tyre janë bërë pjesë e pandashme e këtij suksesi", ka deklaruar mësuesja.

Festa e Abetares shënon një fillim të ri për nxënësit, duke shënuar jo vetëm mësimin e alfabetit, por edhe hapin e parë në rrugën e dijes dhe edukimit./Telegrafi/