Reperi i njohur, Getinjo, ka konfirmuar ribashkimin me bukuroshen nga Shqipëria, Vivien Thano.

Kjo pasi doli në internet një video e ish-banores së Big Brother VIP Kosova duke bërë pazar me të ëmën e artistit në qytetin e Ferizajt.


E pak pas kësaj, krijuesi i hitit "Je e vetmja dashuri" ka ndarë një fotografi në InstaStory ku zbulon se janë ribashkuar.

Screenshot 9 Foto: Screenshot/Instagram

Imazhi në fjalë tregon çiftin teksa kanë shijuar një ditë në natyrë me motoçikleta.

Të njëjtit pak ditë më parë u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në një kafene në Ferizaj.

Screenshot 8 Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja nisën lidhjen e tyre të dashurisë në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Që nga reality show u bënë një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku. /Telegrafi/