Geti nuk ka asgjë, është shëndoshë e mirë

Mediat raportuan se Getoar Selimi është bërë për spital, me frikën se ka qenë inflamacion i zorrës qorre ajo që e ka munduar shëndetin e reperit.
Sidoqoftë, Telegrafi nga burime mirë të informuara pranë reperit konfirmon se Geti është shëndoshë e mirë dhe nuk ka asgjë.
“Nuk është asgjë serioze. Ai është shëndoshë e mirë, menjëherë do t'i kthehet punës”, ka thënë ky burim për Telegrafin.
Ndryshe lideri i Babastars vjen nga një verë e suksesshme këngët “Jasha” dhe “High 2”.
Telegrafi mëson se Babastars janë duke punuar në shumë projekte të reja. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/10/2014
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































