Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim të rregullt me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për aktualitetin politik në Kosovë dhe pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës për mbështetje të fortë nga miqtë, partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë në drejtim të reformave të rëndësishme për forcimin e shtetit ligjor dhe standarteve të demokracisë.


Në një postim në Facebook, Gërvalla theksoi rëndësinë e luftimit të krimit dhe korrupsionit, si dhe nevojën për reforma të thella në fusha të rëndësishme si arsimi, shëndetësia dhe administrata publike.

451823019 1053066269517986 8903572784119448422 n

Ajo gjithashtu nënvizoi nevojën për një bashkëpunim edhe më intensiv në nisma rajonale dhe globale mes dy vendeve.

"Takime të tilla i shërbejnë jo vetëm forcimit të partneritetit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, por gjithashtu theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta strategjike dhe diplomatike," shkroi Gërvalla./Telegrafi/