Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, prezantoi sukseset që janë arritur gjatë këtij viti sa i përket forcimit të shtetit të së drejtës, por edhe sfidat e jashtëzakonshme me të cilat është përballur Republika e Kosovës.
Gërvalla në takimin e tretë të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut vuri theksin tek nevoja për forcim të strukturave të sigurisë dhe drejtësisë, pasi që siç tha ajo dhuna ndaj grave dhe vajzave në Republikën e Kosovës është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me defektet në sistemin e drejtësisë, me kulturën patriarkale dhe informimin jo të mjaftueshëm të të rinjve dhe viktimave të kësaj dhune.
Duke folur për sukseset në etapat e para gjatë procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, Gërvalla vuri në pah faktin se anëtarësimi i vendit në këtë organizatë do t’i shërbej jo vetëm forcimit të shtetit ligjor në Kosovë, por edhe realizimit të të drejtave individuale të grave dhe vajzave, të cilat do të kenë edhe një derë të hapur për t’iu drejtuar institucioneve ndërkombëtare.
Gjatë adresimit të saj para krerëve institucionalë të vendit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, Ministrja Gërvalla shtroi nevojën e krijimit të një koalicioni mbarëshoqëror në nivel vendi për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
“Nuk mjaftojnë ligjet, nuk mjaftojnë reformat, por koalicioni duhet të jetë mbarëshoqëror, ku përfshinë edukimin, mediat, institucionet e sigurisë, besimin ndaj tyre, institucionet e drejtësisë dhe reformën e domosdoshme të këtij sistemi sepse mungesa e aktakuzave vërtetë inkurajon kriminelet dhe nuk i shërben uljes së dhunës dhe nuk ka arsyetim për mos ndjekjen penale të atyre të cilët në mënyrë të hapur kryejnë akte të dhunës të çfarëdolloj natyre në Republikën e Kosovës”, theksoi Ministrja Gërvalla në përfundimin e fjalimit të saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës