LAJMI I FUNDIT:

Gërshetat në formë trëndafili: Trendi i ri pas së cilit janë fiksuar të gjithë!

Gërshetat në formë trëndafili: Trendi i ri pas së cilit janë fiksuar të gjithë!

Lulet në flokë siç duket janë trend që asnjëherë nuk do të dalin nga moda.

Por, tani nuk keni nevojë të prisni deri në pranverë për t’i dekoruar flokët me lule, pasi që ekspertët kanë prezantuar një frizurë të inspiruar nga trëndafili dhe është më e lezetshmja që e keni parë deri tani, transmeton Telegrafi.

Alison Valsamis është stilistja e flokëve që ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme në Instagram me prezantimin e këtij stili të flokëve.

Gërshetat në formë trëndafili vijnë në disa stile – mund t’jua mbulojnë tërë kokën ose vetëm një pjesë.

Thënë më thjesht, opsionet janë të panumërta. /Telegrafi/