LAJMI I FUNDIT:

Gërshet i bukur për pesë minuta: Për çdo rast, fsheh shkëlqyeshëm flokët e palara! (Video)

Gërshet i bukur për pesë minuta: Për çdo rast, fsheh shkëlqyeshëm flokët e palara! (Video)

Ky gërshet është zgjedhje e përsosur si për të shkuar në punë dhe për të dalë nga shtëpia, ashtu edhe për raste solemne, mirëpo edhe për momente kur nuk keni kohë t’i lani flokët

Krihni flokët dhe nga ana e djathtë merrni dy xhufka në gjerësi prej 1 centimetri. Nëse keni balluke apo dëshironi që ndonjë xhufkë të mbetet e lirë, ndajeni menjëherë, transmeton Telegrafi.


Filloni të thurni “litar” ashtu që ta hidhni xhufkën sipër së majtës, ashtu që e majta tani të jetë nën dhe bëhet “e djathtë”. Pastaj çdo xhufke “të djathtë” i shtoni edhe pak flokë dhe i hidhni sipër së majtës.

Kushtoni kujdes që “gërsheti litar” të shtrëngohet mirë në pjesën pas veshëve, në mënyrë që të mos jetë shumë e lirë. Bëni gërshet deri te qafa, pastaj lidhni me llastik.

Pjesën tjetër të flokëve (bishtin) sërish ndajeni në dy pjesë xhufkash dhe hidheni njërën mbi tjetrën në drejtim të akrepit të orës deri në fund, ndërkaq me rastin e lidhjes në fund me ndihmën e llastikut bëni mini-gërshet, në mënyrë që fundi i bishtit të mos jetë tepër i gjatë dhe eventualisht të mos dalë nga gërsheti.

Ka mbetur vetëm që “ta dridhni”gërshetin e thurur në majë të kokës, gjithashtu në drejtim të akrepave të orës. Forcojeni me disa karfica dhe flokët tuaja gërshet janë të gatshme!

Vërejtje: Që gërsheti të mos bjerë, kur e forconi me karfica, përdorni më shumë dhe kapni sa më pak flokë me një karficë.

/Telegrafi/