Organizata Germin është duke vëzhguar për herë të parë procesin e verifikimit e pakove të votave të dërguara përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura me 6 tetor 2019. Përmes vëzhguesve të saj të akredituar, Germin po monitoron nga afër procesin e hapjes dhe vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë vendit.
Përmes një njoftimi të bërë për media, Germin bën të ditur se ka vërejtur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kualifikuar si të papranueshme afër 4536 pako me fletëvotime nga diaspora që kanë arritur në adresë të KQZ-së pas datës 5 tetor, por të cilat janë nisur me postë rreth 2 javë para datës së zgjedhjeve (një numër i konsiderueshëm i tyre figurojnë të dërguara me datë 19, 20 dhe 21 shtator 2019), transmeton Telegrafi.
“Duke marrë për bazë afatin e shkurtër kohor por edhe problemeve të paparalajmëruara gjatë dërgesave postare, vonesa në arritjen e zarfeve me kohë është bërë për shkaqe objektive të postës, prandaj Germin kërkon nga KQZ që të vlerësohen dhe numërohen edhe këto pako që kanë arritur pas afatit përfundimtar të 5 tetorit. Mospranimi i votave pa faj të tyre do të nënkuptonte cenim të të drejtës kushtetuese të tyre për të votuar.
Germin vlerëson shumë vullnetin e lartë të diasporës për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, prandaj kërkon që këto pako të pranohen, marrë për bazë që të gjitha janë dërguar para afatit të vendosur nga KQZ-ja. Kjo do të ndikonte në rritjen e legjitimitetit demokratik, siç kemi kërkuar edhe para fillimit të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Njëkohësisht Germin shpreh shqetësime rreth votave të dërguara me postë nga Republika e Serbisë.
“Votat e dërguara me postë nga Republika e Serbisë të cilat i kanë të gjitha zarfet me madhësi, ngjyrë dhe mbishkrim të njëjtë, gjë që lë hapësirë për dyshim se këto zarfe janë plotësuar dhe dërguar në mënyrë të orkestruar në adresë të KQZ-së. Po ashtu ka edhe një jo konsistencë në dokumentet identifikuese brenda këtyre zarfeve, duke hasur në dokumente të cilat identifikojnë dy persona të ndryshëm nga ana e përparme dhe ajo e pasme e kartës identifikuese”, vijon njoftimi.
Germin kërkon nga KQZ-ja që të mos lejojë që të bëhet një ndërhyrje e tillë jo-demokratike në sistemin zgjedhor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania