LAJMI I FUNDIT:

Gerberich: Të gjithë flasin për “bomba”, por kur ata shpërthejnë nuk janë aq të forta

Gerberich: Të gjithë flasin për “bomba”, por kur ata shpërthejnë nuk janë aq të forta

Shpresoj se fushata zgjedhore do të ketë përmbajtje, jo vetëm akuza ndërpartiake, ka porositur ambasadori gjerman në vend, Thomas Gerberich në intervistën për “Slloboden Peçat”.

Gerberich tha se çdo palë e locon tjetrën si kriminale, flitet për ‘bomba’, por kur ata do të shpërthejnë nuk janë aq të forta që të mund të ekzistojë frikë prej tyre.


“Do të ishte e rëndësishme për votuesit të dinë se çfarë programi kanë partitë, në ç’drejtim duan ta çojnë shtetin në të ardhmen, në interes të qytetarëve, të vendit. Kur ajo do të ndodhë, mendoj se më shumë votues do të dilnin në zgjedhje”, thotë Gerberich i cili shton se më mirë do të ishte zgjedhjet të jenë të rregullta në vend se të parakohshme, pasi ajo është një faktor përcaktues i stabilitetit.

Lidhur me Ligjin e Prokurorisë Publike, Gerberich ka thënë se ligjet e reja në fakt nuk sjellin më shumë drejtësi, por shanset për drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit varen nga implementimi i arsyeshëm i ligjeve.

Në pyetjen nëse Gjermania edhe më tej është në qëndrimin se Maqedonia dhe Shqipëria të mos ndahen në vendimin e negociatave me BE-në, Gerberich tha se do të ishte e dëshirueshme që me dy vendet të mund të fillojnë negociatat qasëse.

Sa u takon reagimeve të shteteve-anëtare rreth metodologjisë së re dhe sa janë gjasat që të merret datë në mars, Gerberih ka thënë se nuk ka informatë përfundimtare, por shton se negociatat në BE shkojnë në drejtim të mirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori