Forcat Ajrore të Ukrainës kanë publikuar pamjet e shkatërrimit të dronit kamikaz rus gjatë natës së kaluar.

Videoja e ukrainasve shfaq pamjet nga beteja me dronin kamikaz rus në jug të vendit, transmeton Telegrafi.


Ata përdorën topat kundërajror të Gjermanisë, Gepard që rrëzuan fluturaket pa pilot të Iranit, Shahed-136 që po i përdor Rusisë në Ukrainë.

Me marrjen e armëve moderne nga vendet e perëndimit, lufta në Ukrainë ka ndryshuar rrjedhën – duke arritur t’i kundërvihen me sukses forcave pushtuese.

Videoja më e fundit është dëshmi se sulmet ajrore të rusëve, më nuk është se po kanë ndonjë sukses të madh siç kishin në fillim të luftës. /Telegrafi/