LAJMI I FUNDIT:

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s George Robertson, gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën e Klubit Euro-Atlantik në Sofje, u kërkoi autoriteteve bullgare të heqin bllokadën e Maqedonisë për në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Presidenti i Klubit Euro-Atlantik dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Solomon Pasi, ​​mbështeti thirrjen e Robersonit dhe e quajti Maqedoninë e Veriut – “fqinji dhe miku ynë shumë i mirë”.

Siç raporton AIM nga Sofja, Robertson i kujtoi Bullgarisë se është e nevojshme të kemi një qasje më pragmatike ndaj rreziqeve ndërkombëtare në mbrojtjen e vlerave të Bashkimit Euro-Atlantik.


Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu kujtoi vlerat dhe standardet e Aleancës dhe komunitetit Euro-Atlantik dhe krizat në Ballkan, duke shtuar se zgjidhja e tyre u zhvillua përmes një perspektive të Euro-Atlantikut.

“Në 2001, Maqedonia ishte në prag të konfliktit civil, por falë ndërhyrjes së NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe njerëzve të merituar si Boris Trajkovski, ajo u ndalua dhe u nënshkrua një marrëveshje historike e paqes. Sot, Maqedonia është anëtari i 30-të i NATO-s. Me këtë akt, Bullgaria mori një bonus të stabilitetit në kufirin e saj, sepse konflikti civil i përgjakshëm mund të paraqesë rrezik për paqen dhe të ndikojë në stabilitetin jashtë kufijve të Maqedonisë, në të gjithë rajonin”, tha Robertson.

Robertson kujtoi se në kohën pas pranimit të Bullgarisë në NATO dhe BE, njerëzit prisnin anëtarësimin në këto organizata për të ndihmuar në ndalimin e dhunës në rajon. Prandaj, sipas tij, duhet të hiqet vetoja kundër Maqedonisë për në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori