George Clooney vendos me shaka dorën mbi të pasmet e Adam Sandler ndërsa bashkohen me Riley Keough në premierën e "Jay Kelly"

George Clooney tregoi anën e tij gazmore teksa vendosi me shaka dorën mbi të pasmet e Adam Sandler gjatë premierës së filmit “Jay Kelly” në Kaliforni, të enjten në mbrëmje.
Aktori 64-vjeçar, i cili luan rolin kryesor në projekt, u shfaq në tapetin e kuq krah ‘bashkë-yllit’ të tij Adam Sandler, 59 vjeç, dhe aktores Riley Keough.
Clooney zgjodhi një kostum gri elegant me këmishë të zezë, ndërsa Sandler preferoi një kostum blu të errët me këmishë të zezë dhe atlete, duke shtuar thjeshtësi në pamje, shkruan DailyMail.

Riley Keough, 36 vjeçe, e cila luan Jessica Kelly, mahniti me një fustan të zi të shkurtër pa rripa dhe një xhaketë sateni.
Bashkëshortja e Adamit, Jackie, e mbështeti në premierë me një fustan të zi me dantella, ndërsa mungesa e Amalit, bashkëshortes së Clooney-t, u vu re nga mediet.

Filmi, i drejtuar nga Noah Baumbach dhe bashkëshkruar me Emily Mortimer, ndjek historinë e dy miqve të mesëm që, gjatë një fundjave plot ngjarje, përpiqen të rizbulojnë shpirtin e tyre rinor dhe të përballen me realitetin e rritjes.
Clooney luan Jay Kelly-n, një aktor që reflekton mbi karrierën e tij dhe përballet me pyetjen e ashpër nëse gjithmonë “luan veten”.

Ai i përgjigjet me nervozizëm: “E di sa e vështirë është të jesh vetvetja? Provoje vetë”.
Në një intervistë të fundit për Variety, ylli i “Ocean’s 11” reagoi ndaj kritikëve që e akuzojnë për mungesë shumëllojshmërie në role.
“A thonë njerëzit se unë luaj vetëm veten time? Nuk më intereson fare”, u shpreh Clooney. Ai shtoi me ironi: “A e ke provuar ndonjëherë të luash veten? Është e vështirë për ta bërë”.
Aktori kujtoi gjithashtu fillimet e tij në karrierë, duke theksuar se suksesin e vërtetë e njohu pas moshës 33-vjeçare, kur u bë pjesë e serialit “ER”. “Kuptova se sa kalimtare është fama dhe sa pak lidhet ajo me ty si njeri”, përfundoi ai. /Telegrafi/





























































