LAJMI I FUNDIT:

Gentian Mezani gati për ta filluar aventurën te Gjilani: Duan fitore në shtëpi

Gentian Mezani gati për ta filluar aventurën te Gjilani: Duan fitore në shtëpi

Gentian Mezani është gati ta nis aventurën e tij si trajneri i Gjilanit në Superligën e Kosovës, ndërsa ka folur për përgatitjet dhe punën që skuadra po bën për vazhdimin e kampionatit.

Ai u shpreh i kënaqur me punën dhe përkushtimin e futbollistëve të tij gjatë kësaj kohe sa ai ka punuar me ta.

“Përgatitjet kanë qenë mendoj të kënaqshme, kam parë shumë dëshirë nga ana e lojtarëve gjatë këtyre ditëve”, u shpreh fillimisht Mezani.


Numri një i bankinës së kuq e bardhëve, vijoi duke thënë se ata e kanë detyrim që ndeshjet si vendas të dalin triumfues, duke thënë se edhe barazimi si vendas për ta është sikurse humbja.

“Mendoj që në takimin e radhës është detyrë e jona të fitojmë sepse këtë gjë ua kam thënë dhe lojtarëve, ndeshjet në Gjilan dhe barazimi për ne është humbje, në qoftë se do të futemi me mentalitetin e duhur mendoj qe gjërat do të jenë më të lehta, ama po menduam ndryshe do të jetë e vështirë”, vijoi tutje Mezani.

Ai në fund ka një porosi edhe për tifozët e skuadrës, ku ndër të tjera ai tha se skuadrës në këto momente i duhet mbështetja maksimale e tyre.

“Mendoj që në këto momente tifozëria duhet të jetë lojtari i 12 sepse lojtarët kanë nevojë për ta duke parë dhe pozitat ku jemi, kur gjërat venë mirë skuadra luan vetë, ama në këto momente nevojitet prania sa më e madhe e tyre dhe mbështetja e tyre, sepse në fund të fundit lojtarët dhe trajnerët shkojnë e vinë, ama skuadra është e tyre, është e qytetit”, përfundoi kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

La Liga
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori