Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, ka ndërruar stilin e flokëve.

Bukuroshja e cila shquhet për pamjen e saj atraktive, ka vendosur të bëjë edhe një ndryshim të ri në dukje, si një pjesë e madhe e yjeve shqiptare.


Ajo së fundmi në rrjetet sociale ka publikuar disa fotografi, derisa tregon se vjen me ngjyrë të re të flokëve.

67246072 3141237442560960 833237068606865408 n Genta Ismajli (Foto: Instagram/genta.ismajli)

Genta duket mjaft joshëse në flokët rozë dhe nuk dihet nëse me këtë ndryshim do të paraqitet në klipin e saj të ri.

Këngëtarja 35-vjeçare, ditë më parë paralajmëroi këngën e re në bashkëpunim me reperin turk, Ceza, projekt ky i cili pritet të publikohet së shpejti.

Ndryshe, të fundit këngë Genta e ka lansuar në muajin mars dhe mban titullin "Zjarr". /Telegrafi/

67105133 1444730915664813 1886384472882937856 n Genta Ismajli (Foto: Instagram/genta.ismajli)