Është raportuar për prishjen e marrëdhënieve ndërmjet Genta Ismajlit dhe Adelina Ismailit, mirëpo kjo duket të mos ketë qenë e vërtetë.

Kjo për faktin se Genta ka mohuar gjithçka përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale dhe njëherësh ka shprehur respektin që ka për kolegen e saj.


Magazina.al ka sjellë një video nga xhirimet e vitit të ri të “Op Labi Party”, ku Genta shfaqet pikërisht në rolin e Adelinës duke interpretuar këngën e saj me “Elita 5”, “Sajzeza”.

Më poshtë mund të shikoni versionin origjinal me Adelinën duke performuar hitin me bendin tetovar. /Telegrafi/